Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri Bajram Rexhepi ka tërhequr vërejtjen në Bruksel se Kosova mundë të shpallë pavarësinë nëse bashkësia ndërkombëtare do të njihte kartën kushtetuese të bashkësisë së re Serbia dhe Mali i Zi me preambulën në të cilën thuhet se Kosova është në përbërje të Serbisë.
“Ne besojmë se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë këte lloj preambule”, ka thënë kryeministri Rexhepi, i cili mori pjesë në konferencën e donatorëve për Kosovën në Bruksel bashkë me shefin e UNMIK-ut Michael Steiner.
Shefi i UNMIK-ut ka shfaqur bindjen se “Bashkimi Evropian ndanë pikëpamjen se çka do që do të shkruhej në ate preambulë nuk do të ndikonte në ardhmërinë e Kosovës, e cila më në fund do të vendoset nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”.
XS
SM
MD
LG