Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw u ka thënë zyrtarëve më të lartë jugosllav në Beograd se ata doemos duhet të ndërpresin kontratat ilegale të armëve me Irakun dhe të përmirësojnë bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës për krime lufte- ndryshe ballafaqohen me humbjen e mbështetjes së Perëndimit.
Vizita e sekretarit të jashtëm Britanik bëhet në vijim të zbulimeve të muajit të kaluar se një kompani shtetërore e tregëtimit të armëve i ka shitur armë regjimit të liderit irakian, Saddam Hussein në kundërshtim me embargon ndaj atij vendi të vendosur nga Kombet e Bashkuara.
Zyrtarët jugosllavë thonë se ata menjëherë kanë ndalur shitjen dhe kanë larguar drejtuesit përgjegjës.
Pas bisedimeve në Beograd sekretari i Jashtëm britanik shkon në Kosovë.
XS
SM
MD
LG