Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq ka paralajmëruar se shteti i ri Serbia-Mali i Zi do të vihet në jetë nga janari apo shkurti, kurse korrnizat e reja kushtetuese do të jenë të gatëshme deri nga fundi i vitit.
Xhinxhiq u ka deklaruar mbrëmë gazetarëve në Bruksel se ai favorizon, siç është shprehur, “autonomi të lartë” për Kosovën, por jo edhe pavarësinë e saj.
“Nuk mendojmë se mund të ndërtohen shtete të reja në këte rajon sepse ka rrezik shumë të madh të nxitjes së reagimit zinxhiror në Maqedoni, në Bosnjë, ndoshta edhe në Shqipëri”, ka thënë kryeministri serb.
XS
SM
MD
LG