Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Jose Cutilliero ka kritikuar bashkëpunimin e vakët të autoriteteve jugosllave me Tribunalin e Hagës për krime lufte dhe progresin “shumë të ngadalshëm” në hetimet lidhur me varrezat masive afër Beogradit, me kufoma të viktimave shqiptarë nga Kosova.
Gjatë qëndrimit në Beograd , Cutilliero ka thënë se Jugosllavia i “afrohet demokracisë”, por i duhet të zgjidhë disa çështje të jashtëzakonëshme lidhur me krimet e luftës dhe të drejtat e minoriteteve.
XS
SM
MD
LG