Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër do të votojë për rezolutën lidhur me çarmatosjen e Irakut, kumtoi presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe i ka bërë thirrje liderit irakian që të bashkëpunojë në kuadrin e përpjekjeve ndërkombëtare për eliminimin e armëve për shkatërrim në masë që ai posedon.
Në konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan tha se “votimi i rezolutës do të tubojë bashkërisht botën e civilizuar për çarmatosjen e Saddam Husseinit”.
George Bush sot mori në linjë telefonike presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin dhe presidentin e Francës Jacques Chirac dhe ka diskutuar lidhur me Irakun, njofton Shtëpia e Bardhë.
XS
SM
MD
LG