Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri me 15 vota, pro dhe asnjë kundër, rezolutën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe lidhur me carmatimin e Irakut.
Pas miratimit të rezolutës, presidenti amerikan, George Bush, tha:
“Me miratimin e kësaj rezolute bota nuk duhet të bjerë në bisedime të pafrytshme rreth faktit se cilat quhen mospërmbushje të rëndësishme dhe cilat jo, në mesin e kërkesave që miraton rezoluta. Cdo shkelje e rezolutës është e papranueshme”, tha Bush.
Për kryeministrin britanik Tony Blair, ka ardhur koha që Iraku të deklarojë jithë arsenalin e armëve.
“Detyra e Sadam Hyseinit është të bashkëpunojë plotësisht më inspektorët. Kjo do të thotë se inspektorët do të kenë qasje në të gjitha qendrat, përfshirë dhe pallatet presidenciale”, ka thënë Blair.
Edhe presidenti francez e ka cilësuar rezolutën si mundësi për t’u carmatosur në mënyrë paqësore.
XS
SM
MD
LG