Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Konferenca e fundit e donatorëve në Bruksel ishte rast i mirë që atyre tu paraqiten sukseset që janë arritur në Kosovë, por edhe ate se çka duhet bërë akoma, ka thënë shefi i UNMIK-ut Michael Steiner gjatë vizitës rajoneve veriore të Mitrovicës.
Në bisedë me gazetarët e atjeshëm, Steiner ka thënë se kjo ka të bëjë “veçanërisht me çështjet e komuniteteve minoritare, sigurisë, kthimit dhe lirisë së qarkullimit”.
Steiner ka thënë se donatorët konfirmuan se do të vazhdohet me mbështetjen e kthimit të pjesëtarëve të bashkësive minoritare, por ka theksuar se “bashkësia ndërkombëtare duhet të investojë shumë para, nëse dëshiron që kthimi të bëhet i mundur, sepse kjo kushton”.
XS
SM
MD
LG