Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha sot se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen e Irakut e ballafaqon presidentin irakian Saddam Hussein me “testin final”.
Në radiofjalimin javor Bush tha se Iraku patjetër duhet të spastrohet nga armët e tij për zhdukje në masë, të mirëpresë inspektimin e plotë dhe të ndryshojë rrënjësisht qasjen që kishte marrë për më shumë se një decenje.
“Epilogu i krizës aktuale tashmë është vendosur. Çarmatosja e plotë e Irakut nga armët për zhdukje në masë do të ndodhë. Pyetja e vetme për regjimin irakian është që të vendosë se si”, ka thënë presidenti George Bush.
Presidenti amerikan ka theksuar më tej se “nëse Iraku dështon të jetë plotësisht në vijë me rezolutat e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, në koalicion me vendet tjera, do të çarmatosin Saddam Husseinin”.
XS
SM
MD
LG