Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Udhëheqia e Irakut po e studijon rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit dhe do të marrë vendimin e nevojshëm gjatë disa ditëve të ardhëshme,njoftohet nga Bagdadi.
Ministri i Jashtëm irakian , Naji Sabri tha në Kairo se Shtetet e Bashkuara kishin dështuar në përpjekjet e tyre që të shfrytëzojnë rezolutën e Kombeve të Bashkuara si mbulesë për një sulm ndaj Irakut.
“Shfrytëzimi i rezolutës së Këshillit të Sigurimit nga Shtetet e Bashkuara si mbulesë për agresion kundër Irakut u bë i kotë nga bashkësia ndërkombëtare sepse ajo nuk ndanë apetitet e administratës djallëzore në Uashington për agresion”, tha ministri irakian.
Fqinjët arabë dhe Irani i kanë bërë thirrje Irakut që t,i nënshtrohet rezolutës së re të Kombeve të Bashkuara që kërkon prej tij të eliminojë çfarëdo armësh biologjike, kimike apo bërthamore apo të ballafaqohet me pasoja të ashpra.
XS
SM
MD
LG