Ndërlidhjet

logo-print

DUBAI


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin do të jenë të vendosur në punën e tyre kur do të kthehen në Irak, por nuk do të provokojnë autoritetet irakiane, ka deklaruar kryeinspektori, Hans Blix.
Blix ka thënë në një intrevistë mediave të atjeshme se për momentin është me rëndësi nëse Iraku në afat 30 ditësh do të paraqesë deklaratat për armët për zhdukje në masë si dhe të dhënat për industrinë civile, e cila mundë të shfrytëzojë teknologji me qëllime të dyfishta.
Kryeinspektori i armatimit e ka vlerësuar si realist afatin 30 ditësh për praqitjen e këtyre deklaratave nga ana e Irakut.
XS
SM
MD
LG