Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i Jashtëm Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kërkuar rrëzimin e asaj që ai e quajti “regjimi i terrorit” i Jaser Arafatit.
Netanjahu ka deklaruar se Izraeli do të gjejë kohën e përshtatshme për të rrëzuar Arafatin, por kjo njëherësh varet nga disa zhvillime ndërkombëtare.
Komentet e Netanjahut erdhën pas vrasjes së 5 civilëve izraelitë nga një palestinez i armatosur.
Burimet palestineze njoftojnë se mbrëmjen e sotme forcat izraelite kanë vrarë më armë zjarri një djalë dy vjecar dhe kanë plagosur dy të tjerë në qytetin e Rafahut në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG