Ndërlidhjet

KABUL


Policia e Afganistanit ka rrethuar objektet e Univezitetit të Kabulit, ku janë blokuar numër i panjohur studentësh që të protestojnë vdekjen e një studenti gjatë demostratave të mbrëmëshme që morën karakter të dhunëshëm.
Disa mijëra studentë të revoltuar me kushtet e këqia jetësore në konvikte ishin nisur drejtë qendrës së Kabulit, kurse policia për t,i shpërndarë kishte shtirë në ajër dhe përdorur topat ujë-hedhës.
“Disa studentë manipulojnë këte protestë me qëllim të shëndrrimit të sajë në protestë anti-qeveritare dhe nxitjes së telasheve kundër qeverisë”, tha shefi i ministrisë së Brendëshme të sigurisë, Dimohammad Jerat.
Presidenti i përkohëshëm i Afganistanit, Hamid Karzai tha se incidenti është për “keqardhje” dhe ka urdhëruar hetime lidhur me aksionin e policisë.
XS
SM
MD
LG