Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka dezavuar si irelevante refuzimin nga ana e Parlamentit irakian të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe theksoi se dëshiron të dëgjojë nga presidenti Irakian, Saddam Husein nëse do të çarmatoset paqësisht apo me forcë.
“Nëse Saddam Hussein nuk pajtohet drei në hollësi me rezolutën, ne do ti prijmë koalicionit për çarmatosjen e tij. Çdo gjë ka marrë fund, negociatat u shterruan, nuk ka më kohë, ai njeri doemos duhet të çarmatoset. Ai tha se do të çarmatoset, dhe tash duhet të çarmatoset”, ka theksuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
Ndërkaq, gjenerali i Armatës amerikane i ngarkuar me operacionet ushtarake në Afganistan, Tommy Franks tha se varet nga Saddam Hussein nëse do të ballafaqohet me luftën apo paqën.
Gjenerali tha se amerikanët preferojnë paqën, por janë të përgatitur për luftë nëse presidenti irakian nuk spastron vendin e tij nga programet për zhvillimin e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike.
XS
SM
MD
LG