Ndërlidhjet

BAGDAD


Parlamenti irakian voti paradite që të rekomandojë rrefuzimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për inspektimin e armatimit, por vendimin final ia ka lënë presidentit Saddam Hussein, i cili duhet deri të premten të deklarohet nëse e pranon apo jo rezolutën.
“Komiteti i Parlamentit për çështje arabe dhe ndërkombëtare propozon të autorizojë udhëheqien politike që të miratojë ate që e sheh të përshtatëshme për mbrojtjen e popullit irakian, pavarësinë dhe dinjitetin e tij dhe të autorizojë presidentin Saddam Hussein të marrë vendimin më të përshatëshëm”, tha kryetari i këtij komiteti, Salim al Kubaisi duke lexuar vendimin e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG