Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan sonte do të ketë bisedime me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush në Shtëpin e Bradhë dhe do të diskutojnë se si të çarmatoset Iraku.
Bush tërhoqi mbrëmë vërejtjen se nuk do të ketë “zero tolerance” ndaj mos nënshtrimit të Irakut rezolutës së Këshillit të Sigurimit që kërkon nga Bagdadi të eliminojë armët e tij për zhdukje në masë.
Kofi Annan, duke komentuar zhvillimet e fundit, ka thënë mbrëmë në Uashington: “Po, kemi rezolutën, por ky është fillimi dhe presim të marrim letrën nga Iraku deri në 15 nëntor dhe pastaj do të shohim si të veprojmë”.
Presidenti irakian, Saddam Husein deri të premten duhet të deklarohet nëse e pranon apo jo rezolutën.
XS
SM
MD
LG