Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ekspertët e Shteteve të Bashkuara po e analizojnë një audio kasetë të një personi që ishte identifikuar si Osama bin Laden që të përcaktojnë nëse ky është zëri i liderit të al Kaidës.
Kaseta ishte emituar dje nga televizioni në gjuhën arabe, Al Jazzera dhe lavdëronte sulmet terroriste anti-Perëndimore në Bali, Kuvajt, Jemen dhe Jordan dhe marrjen e pengjeve në Moskë muajin e kaluar.
Nëse dëshmohet autentike, kaseta do të jetë prova më e qartë deri tash se bin Laden ka mbijetuar fushatën ushtarake të prirë nga Shtetet e Bashkuara në Afgansitan që shpartalloi mikëpritësit e tij taliban.
XS
SM
MD
LG