Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori irakian në Kombet e Bashkuar kumtoi në Nju Jork se vendi i tij ka pranuar pa kusht rezolutën e re më të rreptë të Këshillit të Sigurimit për inspektimin e armëve.
Duke folur sonte në Nju Jork, Mohammed al-Douri tha se letra për këte i është dorëzuar sekertarit të përgjithëshëm Kofi Annan.
“Letra thotë se Iraku do të bashkëpunojë me rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1441, megjithë përmbajtjen e saj të vështirë. Ne jemi të përgatitur të pranojmë inspektorët sipas orarit të përcaktuar. Do të dëshironim të shohim ata të kryejnë detyrën e tyre në pajtim me ligjin ndërkombëtar sa më parë që është e mundur”, tha ambasadori irakian.
Al Douri tha se vendi i tij pranoi rezolutën që të shmangë sulmin e prirë nga Shtetet e Bashkuara dhe ka përsëritur sërish se Iraku nuk ka kurrfarë armësh për shkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG