Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush tha se administrata e tij e merrë shumë seriozisht audio-kasetën e incizuar nga një njeri që thotë të jetë lideri i al Kaidës , Osama bin Laden.
“Përmbajtja e kasetës, mesazhi, është mesazh serioz dhe duhet të përkujtojë amerikanët dhe miqët dhe aleatët tanë se ka një armik aktiv që vazhdon të urrejë, i gatshëm të vrasë si rrugë për arritjen e qëllimeve të veta”, tha Presidenti George Bush duke folur në Shtëpinë e Bardhë.
Bush tha se do t,ua lë ekspertëve të përcaktojnë nëse kaseta e posa transmetuar është autentike. Ekspertët po vazhdojnë punën duke analizuar kasetën, por zyrtarët amerikanë kanë thënë privatisht se ata e trajtojnë ate si një provë të re se Osama bin Laden akoma është gjallë.
Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit po bëjnë përparime të mëdha në luftën kundër terrorizmit. Ngadalë por sigurtë, rrjeti terrorist al Kaida po eliminohet, tha George Bush.
XS
SM
MD
LG