Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer i ka bërë thirrje NATO-s që të marrë më shumë rol politikë dhe të punojë për parandalimin e krizave dhe reagimit ndaj tyre.
Fisher ka thënë se intervenimi i NATO-s në konfliktin në Maqedoni vitin e kaluar është një shembëll se si vendosja e trupave parandalon një luftë të përgjithëshme dhe ka folur lidhur me samitin e ardhëshëm të Aleancës në Pragë.
“Pikat qëndrore të diskutimeve në samitin e NATO-s në Pragë do të përfshijnë tre çështje qëndrore- hapjen e NATO-s ndaj vendve të reja anëtare, marrëdhëniet e NATO-s me partnerët e vetë dhe adaptimi i NATO-s ndaj kërkesave të reja”, ka sqaruar ministri i Jashtëm gjerman.
XS
SM
MD
LG