Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Gjatë operacionit të sotëm në Gaza, trupat izraelite kanë arrestuar një oficer të forcave palestineze të sigurisë i dyshuar për lidhje me Brigadat e Martirëve al Aksa, bashkë me tre vëllezërit e tij.
Në shkëmbim zjarri janë plagosur dy policë të tjerë dhe, sipas dëshmitarëve, është vrarë një fëmi dy vjeçar dhe plagosur nëna e tij.
“Siguria do të arrrihet pasi armiku të goditet në shtëpinë e vetë, në vendet ku fshihet dhe prandaj ne hyjmë në çdo vend, operojmë pa ndalim. Ne nuk nuk mbrohemi-ne ndjekim terrorin, aktivistët e tij, kriminelët e tij, nxitësit e tij dhe finansuesit e tij”, ka thënë kryeministri izraelit, Ariel Sharon në mbledhjen e partsisë së tij Likud në Tel Aviv.
XS
SM
MD
LG