Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Cdo përpjekje e Irakut për të ndërhyrë në punën e inspektorëve apo për të sjellë vonesa do të shihet si shkelje e detyrimeve, ka deklaruar Hans Blix, shefi i inspektorëve të kontrollit të armëve të Kombeve të Bashkuara.
Të hënën grupi i parë i teknikëve do të udhëtojnë drejt Bagdatit, për të përgatitur kushtet për kthimin e inspektorëve.
Ndërkaq Franca dhe Rusia kanë rënë dakort se inspektorëve nuk u duhet krijuar asnjë pengesë dhe Iraku duhet të bashkëpunojë pa kushte.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit të presidentit frnacez Zhak Shirak me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes së Rusisë.
XS
SM
MD
LG