Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, do të marrë pjesë në samitin e Nato-s që do mbahet në pragë javën e ardhshme. Më pas ai do të udhëtojë drejt Lituanisë, Rumanisë e Rusisë.
Këshilltarja për Siguri Kombëtare e presidentit Bush, Condolesia Rice, ka vlerësuar zgjerimin e NATO-s me një numër vendesh nga blloku ish-komunist, gjatë samitit të Pragës.
“Ky është një samit që do të shënojë një moment historik për NATO-n, pasi do mundësojë zgjerimin e NATO-s me vende që më parë askush nuk ka menduar se do të përfshiheshin në Aleancë”, tha Rice.
Kjo e fundit theksoi se në takimin e Pragës do diskutohen dhe ndryshimet që duhet të bëjë NATO-ja për të përballuar kërcënime të tilla si terrorizmi.
XS
SM
MD
LG