Ndërlidhjet

HEBRON


Trupat izarelite ndërmorën disa operacione në territoret e administruara nga palestinezët pas konfrontimeve të djeshme që lanë të vdekur së paku 12 izraelitë, në mesin e të cilëve edhe një kolonel që komandonte brigadën në jug të Bregut perëndimor.
Në Hebron u arrestuan disa militantë të dyshuar për ate sulmin, u vranë dy palestinezë të identifikuar si sulmues dhe një militant tjetër, kurse nga granatimet e tankeve është vrarë një palestineze, thonë dëshmitarët.
Në Qytetin e Gazës helikopterët izraelitë me raketa shkatërruan një objekt të identifikuar si uzinë për sajimin e armëve, kurse zyrtarët palestinezë të sigurisë thanë se aty kishte farkatari dhe argjentari.
XS
SM
MD
LG