Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush thotë se është arritur “përparim i madh” në luftën kundër terrorizmit dhe ka theksuar se asnjë terrorist “nuk do të mundë ti shpëtojë” përndjekjes globale.
Në radio-fjalimin javor drejtuar kombit , Bush ka thënë se lufta kundër terrorizmit dhe mbështetësve të tij “po përparon në të gjitha frontet”.
Duke folur lidhur me kthimin e inspektorëve të armatimit në Irak me mandat të rezolutës të re të rreptë të Këshillit të Sigurimit, George Bush ka tërhequr vërejtjen se çfarëdo sfide nga ana e presidentit Saddam Hussein mundë të rezultojë në luftë.
XS
SM
MD
LG