Ndërlidhjet

PARIS


Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix u ka bërë thirrje autoriteteve të Irakut që të bashkëpunojnë me inspketorët, duke tërhequr vërejtjen se çfarëdo tentimi për blokimin e punës së tyre do të ishte “shumë serioz”.
“Rrefuzimi për të qenë diku i pranishëm, apo vonimi i pranisë, ose përpjekja për të na vënë ndonjë pengesë do të jetë gjë shumë serioze”, ka thënë Blix, por nuk ka sqaruar nëse kjo do të ishte shkelje e rezolutës së OKB-së që mundë të iniconte “pasoja serioze”.
Në Bagdad, zëvendës kryeministri Tarq Aziz, tha se Iraku mirëpretë Blix-in dhe se inspektimi i tij do t,i dëshmojë “si gënjeshtra” akuzat e Shteteve të Bashkuara se Iraku ka armë për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG