Ndërlidhjet

OHËR


Bashkëpunimi dypalësh midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, samiti i NATOs në Pragë, nevoja e hartimit të qëndrimeve të përbashkëta ndaj vendimeve të samitit si dhe hapat që do të ndërmerren për anëtarësim në NATO – janë tema qendrore në takimin mes presidentëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë që po mbahet në Ohër. Siç sinjalizohet, Boris Trajkovski dhe Alfred Moisiu do të diskutojnë edhe për korridorin tetë, ndërsa presidenti shqiptar do të kërkojë prej homologut të tij maqedonas, zbatimin korrekt të Marrëveshjes së Ohrit. Pas konferencës së paralajmëruar për media, të dy burrë-shtetasit do t’i vazhdojnë bisedimet në qytetin e Pogradecit.
XS
SM
MD
LG