Ndërlidhjet

OHËR


Presidentët e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Boris Trajkovski dhe Alfred Moisiu kanë biseduar në Ohër për përgatitjet e dy vendeve për anëtarësim në NATO dhe për situatën në rajon.
Në takim është propozuar platforma për bashkëpunim midis Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadrin e përgatitjeve për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut Verior.
Dy presidentët kanë biseduar edhe për rëndësinë e ndërtimit të koridorit 8, realizimin e marrëveshjes paqësore të Ohrit, incidentet kufitare dhe nevojën që kontrolli i kufirit të jetë obligim i dy-anëshëm.
XS
SM
MD
LG