Ndërlidhjet

SARAJEVË


Sekretari i përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, në kuadrin e turneut ballkanik arri në Bosnjë –Hercegovinë ku përkujtoi paqëruajtësit e rënë dhe mijëra viktimat e luftërave në ish Jugosllavi gjatë viteve të 1990-ta.
“Jemi tubuar sot këtu që të përkujtoijmë solemnisht personelin e Kombeve të Bashkuara që u sakrifikua në shërbim të paqës në ish Jugosllavinë Federale. Përkujtojmë edhe mijëra njerëzit nga Bosnjë-Hercegovina dhe fqinjët e sajë të besimeve dhe etnive të ndryshme që vdiqën në konfliktet tragjike” , ka thënë Kofi Annan në tubimin përkujtimor në Sarajevë.
Nga Sarajeva Kofi Annan udhëton në Prishtinë, pastaj edhe në Beograd dhe në Zagreb.
XS
SM
MD
LG