Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shefi i sigurisë vendore të Shteteve të Bashkuara, Tom Ridge thotë se Amerika dhe aleatët e saj kanë ngritur shkallën e sigurisë pas kërcënimeve të reja për sulme terroriste ndaj Nju Jorkut dhe Uashingtonit,që i atribuohen rrjetit të Al Kaidës.
Por ai ka thënë se kërcënimet e thëna në letrën 6 faqesh të marrë nga stacioni televiziv arab Al-Jazeera nuk janë asgjë e re nga ato që janë marrë gjatë tërë vitit.
Tom Ridge ka thënë më tej se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duhet të vazhdojnë me presionin ndaj Al Kaidës nëpëmjet rrjetit anti-terrorist që ka themeluar presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG