Ndërlidhjet

BAGDAT


Ekipi i parë, prej 30 vetësh, i inspektorëve të kontrollit të armëve të Kombeve të Bashkuara, ka mbërritur në Bagdat për të nisur misionin e ri të miratuar në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit.
Ekipi drejtohet nga kreu i inspektorëve, Hans Blix dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed El-Baradei, të cilët do përgatisin kushtet për fillimin zyrtar të inspektimeve më 27 nëntor.
“Ne do të inspektojmë dhe do t’i raportojmë Këshillit të Sigurimit bashkëpunimin ose mungesën e bashkëpunimit në mënyrë objektive. Por i takon Këshillit të Sigurimit të vendosë. Ne nuk do të jemi ata që do të vendosin për pasojat”, tha Bliks.
Mohamed al-Adhami, anëtar i parlamentit iraken, ka deklaruar se ekipi do të ketë bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendase.
XS
SM
MD
LG