Ndërlidhjet

GAZA


Trupat izraelite kanë sulmuar nga ajri gjatë ditës së sotme kompleksin e zyrave të forcave palestineze të sigurisë në qytetin e Gazës. Burimet izraelite thonë se kompleksi në fjalë përdorej si qendër për prodhimin e armëve.
Burimet palestineze thonë se gjatë aksionit janë plagosur katër palestinezë.
Veprimet ushtarake erdhën menjëherë pas përpjekjes së dështuar të një arabo-izraeliti për të rrëmbyer një aeroplan pasagjerësh të kompanisë izraelite El-Al, që fluturonte nga Tel Avivi drejt Stambollit.
XS
SM
MD
LG