Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Autoriteti Palestinez i Yasser Arafat e ka dënuar shpërthimin vetëvrasës në autobusin në Jerusalem që la të vdekur 11 udhëtarë, për të cilin mori përgjegjësinë krahu ushtarak i grupit militant palestinez, Hamas.
Zëdhënësi i Hamasit, Ismail Abu Shanab tha se sulmi ishte hakmarrje për vdekjen e civilëve palestinezë të vrarë nga trupat izraelite në operacione ushtarake në territoret e okupuara dhe ka fajësuar Izraelin për shkallëzimin e dhunës.
Izraeli është kërcënuar nga ana e tij se do të hakmerret për sulmet e sotme vetëvrasëse.
XS
SM
MD
LG