Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Inspektorët e kontrollit të armëve të Kombeve të Bashkuara do të mbërrijnë në Bagdat fillimin e javës së ardhshme.
Jashuiro Veki, zëdhëenësi i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara sqaroi:
“Grupi i parë i inspektorëve do mbërrijë të hënën. Prej tyre 12 janë nga Misioni Vëzhgues dhe Verifikues i OKB-së, 6 nga agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, që do të thotë se 18 inspektorë do të jenë në terren në fillim të javës”, sqaroi Veki.
Veki nënvizoi se Kombet e Bashkuara po presin nga Iraku listën e qendrave të programeve të zhvillimit të armëve, e cila duhet të dorëzohet deri në 8 dhjetor bazuar në rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG