Ndërlidhjet

SHËN PETËRSBURG


Presidenti amerikan, George Bush, është takuar pasditen e sotme me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Bush e ka risiguruar Putinin se zgjerimi i NATO-s drejt lindjes nuk paraqet kërcënim për Rusinë.
Kjo vizitë zhvillohet pas mbylljes së takimit të Pragës, ku 7 vende të ish bllokut komunist u ftuan për anëtarësi në Aleancën Veri-Atlantike.
Në konferencën për shtyp pas takimit Putin tha se vendi i tij po përgatitej për një bashkëpunim më të ngushtë me NATO-n.
“Sa i përket zgjerimit të NATO-s pozicioni ynë është i njohur. Ne nuk besojmë se ka qenë e nevojshme, por pranojmë qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe besojmë për zhvillime pozitive në marrdhëniet me NATO-n”, tha Putin.
Presidenti Bush ka udhëtuar drejt Lituanisë, një nga vendet e ftuara së fundi për në NATO.
XS
SM
MD
LG