Ndërlidhjet

logo-print

VILNUS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka përgëzuar popujt e tre vendeve balltike për aderim në NATO dhe ka theksuar para lituanezëve të tubuar në Vilnus se Aleanca ka bërë zotimin solemn për mbrojtjen e tyre dhe popujt e vendeve tjera balltike.
“Nata e gjatë e frikës, pasigurisë dhe vetmisë mori fiund. Ju i bashkoheni familjes së fortë e në rritje të NATO-s. Aleanca jonë ka bërë zotimin solemn për mbrojtje. Dhe gjithkush që do të shpallë Lituaninë si armik ka bërë gjithashtu armik edhe nga Shtetet e Bashkuara të Ameriksës”, ka theksuar George Bush.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara u është referuar edhe sfidave të reja me të cilat ballafaqohet Aleanca dhe nevojën për luftimin e terrorizmit ndërkombëtar.
“Sikurse nazistët dhe komunistët para tyre, terroristët kërkojnë të marrin jetëra dhe të kontollojnë gjithë jetën. Sikurse nazistët dhe komunistët para tyre, ata do të hasin në kudërvënien e vendeve të lira dhe terroristët do të mposhten”, ka theskuar George Bush,
gjatë viztës në Vilnus ku takoi presidentët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë dhe pranoi dekoratën më të lartë që ia ndau presidenti i Lituanisë, Valdas Adamkus.
Nga Baltiku, presidenti i Shteteve të Bashkuara udhëtoi në Ballkan, për vizitë Rumanisë, para se të kthehet në Uashington.
XS
SM
MD
LG