Ndërlidhjet

UASHINGTON


Udhëheqësi i forcës paqëruajtëse në Afganistan, gjenerali turk, Hilmi Akin Zorlu thotë se ai ka drojën se një luftë kundër Irakut mundë të shpiente në sulme terroriste kundër forcës së tij në Kabul.
Gjenerali ka fulur gjatë vizitës në Uashington ku ka shfaqur besimin se 4800 paqëruajtësit duhet të qëndrojnë në Afganistan së paku edhe dy –tre vite derisa forcat afgane të sigurisë të jenë plotësishtë të aftësuara.
Gjenerali Zorlu ka vizituar Uashingtonin që të informojë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara për situatën e sigurisë në Kabul dhe të argumentojë për më shumë ndihmë ndërkombëtare për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG