Ndërlidhjet

BUKURESHT/VILNUS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush qëndroi gjatë ditës në Lituani dhe në Rumani dhe ka përgëzuar dy nga 7 vendet të posa ftuara që t,i bashkohen NATO-s.
“Premtimet e Aleancës sonë janë të shejta dhe do ti mbajmë ndaj të gjitha vendeve që na bashkohen. Poqese çfarëdo rreziku kërcënon Rumaninë, poqese cilido vend kërcënon Rumaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO do të jenë pranë jush”, tha presidenti George Bush duke iu drejtuar dhjetra mijë qytetarëve të tubuar në sheshin qendror të Bukureshtit.
Më parë, gjatë qëndrimit në Vilnus, Bush tha se popujt e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë “kurrë më nuk do të jenë të vetmuar në ballafaqim me agresion”.
“Nata e gjatë e frikës, pasigurisë dhe vetmisë mori fiund. Ju i bashkoheni familjes së fortë e në rritje të NATO-s. Aleanca jonë ka bërë zotimin solemn për mbrojtje. Dhe gjithkush që do të shpallë Lituaninë si armik ka bërë gjithashtu armik edhe nga Shtetet e Bashkuara të Ameriksës”, ka theksuar George Bush para qytetarëve të Lituanisë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara nga Bukureshti kthehet në Uashington.
XS
SM
MD
LG