Ndërlidhjet

Albright: Sa i përket përfshirjes në bisedimet për statusin e Kosovës, nuk ma ka kërkuar askush deri tani.


Intervistuan: Ilirjana Bajo; Ulpiana Lama

Në selinë e radios Evropa e Lirë në Pragë, ju dha mbrëmë çmimi ‘për shërbim të meritur ndërkombëtar dhe mirëkuptim’, ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Pas ceremonisë së organizuar nga fondacioni ‘Shoqëria e Pragës për bashkëpunim ndërkombëtar’, e ku merrnin pjesë personalitete të fushave të ndryshme, zonja Albright u përgjigj në një sërë pyetjesh, lidhur me Kosovën dhe angazhimin e saj personal gjatë dhe pas vitit 1999.


EVROPA E LIRË: Tre vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës, e cila është quajtur dhe “Lufta e Madeleine”, dhe njëherësh për popullin e Kosovës ju jeni pjesë e lirisë së tij, cilat janë refleksionet tuaja? Çfarë u bë dhe çfarë mund të bëhej ndryshe?

M.ALBRIGHT: Faleminderit që po më pyesni rreth kësaj teme, pasi ndërsa po shkruaj librin tim, po mendoj gjerësisht rreth gjërave për të cilat jam krenare. Dhe është e qartë se një nga momentet më emocionuese e ku njëherësh jam ndier më së tepërmi krenare, ka qenë kur kam mirseardhur pranimin e Republikës Çeke në NATO. Ishte një lloj cikli i plotë në jetën time. Por sa i përket të tjerave, nuk ka asgjë tjetër që më bën më krenare se sa ajo që ne bëmë në përpjekje për të ndihmuar popullin e Kosovës.
Është quajtuar “Lufta e Medeleine”, dhe kjo pasi fillimisht nuk është menduar si një kompliment. Njerëzit mendonin se ne po bombardonim në kohë të gabuar apo çështje të tjera që dolën gjatë asaj kohe. Vetëm pasi qemë të suksesshëm në atë luftë ajo morri një emër tjetër.
Por në themel të gjithë asaj është se kur kam shkuar në kampet e refugjatëve në Maqedoni, kam parë mijëra njerëz që ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre dhe që vuanin. Një nga momentet më të rëndësishme dhe më të gëzueshme njëherësh është kur kam qenë në sheshin e Prishtinës dhe njerëzit ishin tejet të lumtur të ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Mendoj se ka ende punë për t’u bërë në Kosovë, por besoj se çdo gjë që e mirë merr kohë për t’u realizuar.
Një nga gjërat që e kemi thënë gjithmonë është se nuk duam t’i vjedhim ëndrrën popullit të Kosovës. Kështu është e rëndësishme të shkojmë më parë me një sërë hapash, si zgjedhjet vendore apo ngritjen e strukturave.
Dhe kam shumë shpresë se në një farë mënyre dhe statusi do të zgjidhet. Por mendoj se çdo hap në kohën e duhur dhe kjo është shumë e rëndësishme.

EVROPA E LIRË: A mendoni të përfshiheni në negociatat e mundshme për statusin e ardhshëm të Kosvës?

M.ALBRIGHT: Sa i përket përfshirjes në bisedimet e mundshme për statusin e ardhshëm të Kosovës, nuk ma ka kërkuar askush këtë gjë deri tani.
Keshtu nuk e di nëse do të jem e përfshirë në ndonjë të tillë.

EVROPA E LIRË: A e dini zonja Albright se në shenjë falenderimi për atë çfarë keni bërë në Kosovë, një numër bebesh vajza gjatë këtyre viteve të fundit janë quajtur me emrin tuaj?

M.ALBRIGHT: Jam e mrekulluar. Por Madeleine është një emër i mirë, apo jo? Unë ndihem vërtet e nderuar. Në fakt kam marrë disa çmime të mrekullueshme nga shqiptaro-amerikanët dhe kosovarët.
Unë e kam vlerësuar si privilegj të kem përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në një kohë kur kemi qenë në gjendje të bënim një ndryshim. Nuk ka gjë më të mirë në jetë.

EVROPA E LIRË: Lidhur me statusin e Kosovës a mendoni se kriteri ‘standartet pastaj statusi’, mund të sjellë keqësimin e situatës?

M.ALBRIGHT: Mendoj se është e rëndësishme që në Kosovë të mos lejohet përkeqësim.
Gjendja në Evropë ndryshon me shpejtësi gjithë kohën. Dhe një nga gjërat që thoshnim në atë kohë ka qenë se populli i Kosovës duhet të mendojë më shumë për mardhëniet e tij me Brukselin se sa me Beogradin.
Dhe në të vërtetë më e rëndësishme është integrimi i gadishullit ballkanik në Evropë. Arsyeja që unë i kushtova kaq shumë kujdes dhe për të cilën disa dhe më kanë kritikuar, ka qenë një pikësynim i qartë për të ndjekur atë që dëshironte presidenti Klinton. Sipas tij, Ballkani qe paqja e munguar e Evropës.
Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të vazhdohet në këtë drejtim dhe të mos lejohet përkeqësimi. Unë kam folur me njerëz që vijnë në Uashington dhe zyrtarë të tjerë dhe e di se ka shumë punë për tu bërë. Ne e dimë se Mihail Shtajner ka një detyrë të vështirë dhe se vazhdojnë të mbeten çështje serioze, por nuk mund të lejojmë të ketë kthim pas dhe gjërat duhet të zgjidhen një nga një.
Nuk kam ndërmend të them gjëra që nuk i kam thënë dhe disa vjet më parë, ndonëse e di që ju dëshironi t’i them. Por mendoj se është shumë e rëndësishme të shohim hap pas hapi dhe të punojmë për të zgjidhur statusin. Janë ende çështje për të cilat ekzistojnë plane dhe mendoj se kështu duhet vazhduar.
XS
SM
MD
LG