Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Sot filloi zbatimi i marrveshjes kufitare midis Beogradit dhe Shkupit me piramidën e parë që vunë në trekëndëshin kufitar zyrtarët e lartë të ministrive të Jashtëme të Jugosllavisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë të cilët me këte rast dhanë edhe një konferencë për shtypin pas bisedimeve që kishin.
Ministri i Jashtëm jugosllav, Goran Svilanoviq ka thënë se marrëveshja midis Beogradit dhe Shkupit për kufirin është e njohur ndërkombëtarisht dhe se në vijim të procesit të demarkacionit, po të jetë e nevojëshme, do të inkuadrohet edhe UNMIK-u, duke nënkuptuar me këte bisedime për “çështje teknike”.
Shefja e diplomacisë maqedonase, Ilinka Mitreva ka thënë se për Maqedoninë e vetmja marrëveshje valide për kufirin me RFJ-në është ajo që njohën Kombet e Bashkuara dhe nuk dëshironë të komentojë, siç është shprehur “aspiratat jashtë-institucionale për ridefinimin e kufijve” në Ballkan.
XS
SM
MD
LG