Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush do të nënshkruaj nesër në Uashington aktin për formimin e Departamentit për Sigurinë e Vendit që do të ketë detyrë të mbrojë Amerikën nga sulme të reja terroriste.
Departamenti i ri do të konsolidojë 22 agjenci federale në një agjenci të madhe anti-terroriste me afro 170 mijë të punësuar.
CIA dhe FBI-a do të mbesin agjenci më vete dhe nuk do të jenë pjesë e departamentit të ri.
Formimi i Departamentit të Sigurisë së Vendit pritet të jetë riorganizimi më i madh që ndërmerrë qeveria e Shteteve të Bshkuara në më se 50 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG