Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i Jashtëm irakian, Naji Sabri është ankuar se rezoluta e fundit e Këshillit të Sigurimit për inspektimin e armëve në Irak jep pretekst për Shtetet e Bashkuara që të krisin luftën kundër vendit të tij.
Në letrën dërguar sekretarit të përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan , ministri Sabri ankohet lidhur me ate që e quan si “paramendim për të sulmuar Irakun, cilido qoftë preteksti”.
Rezoluta e Kombeve të Bashkuara kërkon që Bagdadi të deklarojë deri në 8 dhjetor çfarëdo arme për zhdukje në masë që posedon apo çfarëdo programi që ka për armë biologjike, kimike ose bërthamore.
Çfarëdo dështimi i Irakut që të bashkëpunojë është paraparë ti raportohet Këshillit të Sigurimit për masa të mundëshme ndëshkimi.
XS
SM
MD
LG