Ndërlidhjet

logo-print

LAGOS/NIGERI


Rreth 200 njerës janë vrarë dhe mbi 500 plagosur në konfliktet midis myslimanëve dhe të krishterëve gjatë katër ditëve të kaluara në qytetin Kadum që u shkaktuan nga mosmarrëveshjet nëse spektakli final i zgjedhjes së Bukuroshes së Botës duhej të mabahej apo jo në Nigeri.
Bashkësia Islame e Nigerisë kundërshtonte mbajtjen e spektaklit duke e quajtur si të “pahijshëm dhe që nxitë epshet seksuale”. Mospajtimet i nxiti edhe më tej një gazetë vendore e cila me ironi replikonte ndaj kritikave të myslimanëve duke thënë se vetë profeti Muhamed do të lejonte mbajtjen e garës për Bukuroshen e Botës dhe me gjasë “ do të zgjidhte për grua njërën prej garuesve”.
Për shkak të këtyre konflikteve organizatorët vendosën të transferojnë spektaklin final në Londër.
XS
SM
MD
LG