Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Vendet e Ballkanit janë bërë portë, përmes së cilës krimi i organizuar hyn në Evropë, ka thënë sekretari i brendshëm britanik David Blunkett, në konferencën ndërkombëtare për luftimin e trafikimit dhe kontrabandës në Ballkan.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana tha se rajoni i Ballkanit është kapluar nga kontrabanda e drogës, cigareve, trafikimit të njerëzve, të armëve, si dhe nga korrupsioni.
Eurokomesari Chriss Patten tha se evropianët duhet ndihmuar shërbimin policor në Bosnje, gjykatat në Kroaci dhe transformimin e doganave në Shqipëri.
Zyrtarët evropianë thanë se krimi i organizuar në rritje e kërcënon stabilitetin ekonomik që ka filluar të ringjallet pas viteve të 90-ta.
XS
SM
MD
LG