Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta arriti në Beograd në vizitën e tij të parë zyrtare në Jugosllavi.
I shoqëruar nga një grup biznismenësh shqiptarë, Ilir Meta takoi së pari ministrin e Jashtëm jugosllav, Goran Svilanoviq që të diskutojnë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe integrimet Euro-atlantike.
Gjatë vizitës dy-ditëshe Ilir Meta do të ketë bisedime me presidentin jugosllav, Vojisllav Koshtunica, kryeministrin e Serbisë, Zoran Xhinxhiq dhe zyrtarë tjerë.
Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim të Odave ekonomike të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG