Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Drejtuesi i Agjencisë federale ruse për rregullativat, Yuri Vishnevski ka thënë se objektet bërthamore të vendit nuk janë mirë të garantuara dhe siguruara dhe mundë të bëhen cak i terroristëve.
Vishnevski u ka thënë mediave të Moskës se ministria e Brendëshme dhe e Mbrojtjes janë duke marrë në konsideratë propozimet për shfrytëzimin e “mjeteve të mbrojtjes kundër-ajrore” për mbrojtjen e objekteve bërthamore ruse.
Ai ka thënë më tej se ka patur një varg tentimesh për vjedhjen e uraniumit të fisnikëruar, të nevosjshëm për prodhim bombe bërthamore, veçanërisht nga depot e karburanteve bërthamore të dedikuara për Flotën veriore ruse.
XS
SM
MD
LG