Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM/NAJROBI


Zyrtarët izraelitë dhe kenianë njoftojnë se tre bombardues vetëvrasës kanë lanë të vdekkur 3 izraelitë, 5 kenianë dhe vetëvehten duke depërtuar me automobilin bombë brenda një hoteli në pronësi izraelite pran qytetit Mombasa në Keni.
Gati njëherësh, dy raketa janë shkrepur kundër aeroplanit izraelit me më se 260 udhëtarë posa kishte fluturuar nga aeroporti i Monbasës, por raketat kanë huqur cakun, kurse aeroplani vazhdoi fluturimin në drejtim të Tel Avivit.
“Ne supozojmë se këto kanë qenë sulme të planifikuara nga njerëzit e al Kaidës, terroristët dhe sërish e dijmë se kur flasim për terrorin, Izraeli vihet në shënjestër, populli ebrej vihet në shënjestër, dhe fundamentalistët islamikë veprojnë kundër Izraelit, kundër ebrejve anembaë botës”, ka deklaruar Euven Rivlin, ministër izraelit i komunikacionit.
Përgjegjësinë për këto sulme e mori një grup që quan veten Armata e palestinës, por akoma nuk është verifikuar vërtetësia e këtyre pohimeve.
XS
SM
MD
LG