Ndërlidhjet

logo-print

BAZA AJRORE BAGRAM /AFGANISTAN


Zëdhënësi i armatës amerikane, koloneli Roger King ka njoftuar se një snajperist ka plagosur dje një ushtar të forcave speciale amerikane afër Gardezit në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi tha se ushtari është në gjendje stabile, por sulmuesi është arratisur, kurse trupat amerikane janë vënë në përndjekje të tij.
Forcat speciale të Shteteve të Bashkuara janë dislocuar në lindje dhe në jug të Afganistanit dhe gjurmojnë të arratisurit talibanë dhe al kaidas.
XS
SM
MD
LG