Ndërlidhjet

PRESHEVË


Shqiptarët e Luginës së Preshevës në Jug të Serbisë, kremtuan Ditën e Flamurit, por pas dite, me marrëveshje, hoqën flamurin kombëtar të shpalosur në objekte sepse sipas ligjit në fuqi nuk lejohet, siç thuhet, shpalosja e flamurit të një shteti tjetër.
Ndonëse me prani të shtuar të policisë, manifestimet kaluan pa incidente, kurse kremtimi qëndror u bë në Bujanoc ku ishte edhe koordinatori i OSBE-së për jugun e Serbisë, Roberto Montela.
Zyrtari i OSBE-së ka paralajmëruar se nga 11 dhjetori do të konstituohet Këshilli kombëtar i shqiptarëve të atjeshëm në të cilin do të vendoset se cilat simbole do të përdorin shqiptarët e Luginës së Preshevës.
XS
SM
MD
LG