Ndërlidhjet

logo-print

MOMBASA/KENI


Policia e Kenisë njofton se ka arrestuar 12 persona në lidhje me dy sulmet e djeshme kundër caqeve izraelite në Mombasa që lanë të vdekur 15 njerës.
Sipas raporteve të agjencive Perëndimore të lajmeve dy të dyshuarit e parë që u kapën menjiherë pas sulmit kundër hotelit Paradise, një mashkull dhe një femër, mbanin pasaporta të Shteteve të Bashkuara.
Ambasda e Shteteve të Bashkuara në Keni thotë se është duke i shikuar këto raporte.
Zyrtarë izraelitë dhe amerikanë të sigurisë po asistojnë autoritetet keniane gjatë hetimeve.
Zyrtarët izraelitë dhe kenianë ndërlidhën ato sulme me al Kaidën, ndonëse përgjegjësinë e mori grupi i quajtur Armata e Palestinës.
XS
SM
MD
LG