Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Hagës e ka dënuar me 20 vjetë burgim serbin e Bosnjës, Mitar Vasiljeviq për krime kundër njerëzimit.
Gjykata e ka dënuar Vsiljeviqin si anëtar i formacionit paramilitar që bashkëpunonte me ushtrinë dhe policinë serbe dhe terrorizonte popullatën myslimane rreth Vishegradit, në lindje të Bosnjës, prej vitit 1992 deri më 1995-tën.
Tribunali i Hagës, veç tjerash, e ka dënuar Mitar Vasiljeviqin për vrasjen e pesë Myslimanëve tek Drina dhe djegien së gjalli të 65 grave, fëmijëve dhe pleqëve të mbyllur në një shtëpi.
XS
SM
MD
LG